qefull
Appearance
QEFULL m.
1. zool. Peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me kokë pak të shtypur, me trup të gjatë e të hollë, të mbuluar me luspa të mëdha ngjyrë hiri të mbyllur në kurriz e ngjyrë argjendi në anët, i cili ka mish të shijshëm. Qefull i bardhë. Qefulli i verës cumër. Qefulli i vjeshtës kryegjati.
2. përd. mb. fig. bised. I gjatë, i hollë e i hijshëm. E ka trupin qefull.
3. përd. ndajf. fig. bised. Shëndoshë e mirë. Jam qefull. Ka gdhirë qefull.