qasem
Appearance
QASEM vetv. bised.
1. Shkoj më afër dikujt a diçkaje; afrohem. Iu qas shtëpisë. Iu qasen fshatit (qytetit). Qasu këtu!
2. vet. veta III. Vjen më afër në kohë, afron koha e diçkaje. U qas mbrëmja (dreka, darka). Po qaset dita. Dimri u qas. Po i qasen të shtatëdhjetat.
3. krahin. Largohem prej një vendi; mënjanohem; nuk i dal përpara. U qas mënjanë. Qasu që këtej!
4. pës. e QAS.