Jump to content

qartësoj

Nga Wiktionary

QARTËSOJ kal.

1. I jap dritë një pamjeje ose një shëmbëllimi që të duket më mirë, e bëj më të qartë diçka të dukshme; kund. errësoj. Qartësoj figurën (pamjen). Qartësoje ekranin!

2. I heq papastërtinë një lëngu ose e lë që të kullojë në fund, kthjelloj. Qartësoj lëngjet.

3. fig. E bëj të qartë një çështje a diçka të errët; e sqaroj. I qartësoi mendimet. I qartësoi pasojat.