Jump to content

qarkulloj

Nga Wiktionary

QARKULLOJ jokal.

1. Eci në rrugë për të shkuar diku dhe kthehem përsëri, kaloj poshtë e përpjetë nëpër rrugë; bëj një rrugë rreth një vendi, vij rrotull. Qarkullon në rrugët e qytetit. Qarkullojnë makinat (karrocat, trenat). Qarkullon poshtë e lart.

2. vet. veta III. Lëviz nëpër një rrugë zakonisht të mbyllur dhe kthehet përsëri aty ku ishte nisur; hyn në një mjedis dhe del përsëri, kalon nëpër diçka (për lëngjet, gazet dhe rrymat). Qarkullon një lëng (një gaz). Qarkullon gjaku në trup. fiziol. Qarkullon uji në natyrë. Qarkullon ajri në dhomë. Qarkullon rryma elektrike.

3. vet. veta III. Kalon nga duart e një njeriu te një tjetër. Qarkullon një libër (një trakt, një gazetë). Qarkullon haptazi (fshehurazi). Qarkullon dorë më dorë.

4. vet. veta III ek., fin. Shitet e blihet një prodhim a një mall, duke u këmbyer me para ose me një mall tjetër, është në shitje; përdoret në veprimet tregtare ose financiare dhe kthehet përsëri aty ku është nisur (për të hollat). Qarkullon malli (kapitali). Qarkullon paraja. Qarkullojnë prodhimet.

5. vet. veta III fig. Shkon fjala nga një njeri tek tjetri, përhapet një lajm a një zë poshtë e lart. Qarkullon fjala. Qarkullojnë zërat (lajme të ndryshme). Qarkullon gojë me gojë.

6. vet. veta III. Rrotullohet, sillet. Planetët qarkullojnë rreth Diellit. Hëna qarkullon rreth Tokës.

7. kal. Ia jap dikujt një send për t'ua kaluar të tjerëve dorë më dorë; shpërndaj. Qarkulloj një libër (një gazetë). Qarkullojeni dorë më dorë!