qarkor
Appearance
QARKOR m. hist. bised.
Komiteti qarkor i Partisë Komuniste të Shqipërisë ose i Rinisë Komuniste të Shqipërisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas Çlirimit.
QARKOR mb.
1. Që bëhet a që kryhet në trajtën e një rrethi; rrethor. Lëvizje qarkore. Mbrojtje qarkore. Vrojtim qarkor.
2. vjet. Që kishte të bënte me qarkun si ndarje kryesore tokësore e administrative, që i përkiste qarkut, i qarkut. Komiteti qarkor i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Komiteti qarkor i Gjirokastrës (i Korçës).
- Letër qarkore shih QARKOR/E,~JA.