qarkoj

Nga Wiktionary

QARKOJ kal. bised.

1. Zë vend rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Qarkuan zjarrin (vatrën). E qarkuan shokët.

2. E mbledh nga të gjitha anët me diçka, e mbyll a e mbështjell rreth e rrotull, rrethoj. Qarkoi kokën me duar. Flokët i qarkonin fytyrën. Retë e qarkuan hënën.

3. Eci rreth e rrotull një vendi a një sendi, i bie qark. Qarkuan arën e dolën përtej.

4. Rrethoj një vend a një kundërshtar. Partizanët e qarkuan armikun. E qarkuan shtëpinë (vendin).