qaraman
Appearance
QARAMAN mb. keq.
1. Që qan orë e çast dhe pa ndonjë shkak, që nuk pushon së qari (zakonisht për fëmijët). Fëmijë (djali) qaraman. Vajzë qaramane.
2. Që qahet për çdo gjë, që ankohet gjithnjë me shkak e pa shkak. Njeri qaraman.
3. fig. Që tingëllon si në të qarë, i përvajshëm; që shpreh qarje e ankime të tepruara. Zë qaraman. Fjalë (vjersha) qaramane.
4. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit. Qaraman i madh (i keq). Mos u bëj qaramane!