qarë
Appearance
QARË f.
1. Zëri që dëgjohet kur qan dikush; qarje. E qarë e fortë (e thekshme). E qara e foshnjës. Të qarat e grave. E qarë me dënesë. Pushuan të qarat.
2. bised. Ankesë. Nuk ka asnjë të qarë. Kanë shumë të qara për të.
3. muz. Pjesë muzikore me melodi të përvajshme, që luhet zakonisht me ndonjë vegël popullore. E qarë me fyell (me gërnetë). Ia mori një të qare.
QARË as.
Qarje. Të qarët me ngashërim. Nisi të qarët. Ia krisi të qarit. E mbyti të qarët. Iu skuqën sytë nga të qarët.