Jump to content

qahi

Nga Wiktionary

QAHI f.

1. Lloj simiteje e gatuar me endë mielli të grunjtë, të përzier me pak miell qiqrash dhe e zënë me brumë të ëmbël, e cila lyhet përsipër me vezë përpara se të piqet; simite e vogël e rrumbullakët;. Qahi e ngrohtë. Qahi me qiqra.

2. Lloj lakrori i ndarë në copa të vogla katrore ose trekëndëshe; një copë e tillë e prerë nga lakrori ose e mbështjellë me vete si katror a trekëndësh. Qahi me lakra (me djathë, me spinaq, me mish).