qafore
QAFORE f.
1. shih GUSHOR/E,~JA 1. Qafore e artë. Qafore bronzi.
2. Rrip i bardhë pëlhure që qepet ose mbërthehet nga brenda në jakën e xhaketës me grykë të mbyllur. Qafore e bardhë. Qafore e pastër. Qep (heq, ndërroj) qaforen.
3. Jaka e këmishës a e xhaketës me grykë të mbyllur; jakë. Qafore e ngrirë. Qaforja e këmishës. Qafore prej gëzofi.
4. Rrip lëkure i kapistrës, që vjen rreth qafës së kalit. I vuri qaforen kalit. E tërheq kalin për qaforeje.
5. Copë leshi e trashë a copë e vogël thesi, e mbushur me kashtë etj., e cila vihet nën kularin e zgjedhës që të mos i vritet qafa kaut. Qaforet e qeve, i vënë qaforet zgjedhës.
6. Qafa e çorapit.
7. Sëpatë që e ka të gjatë e të ngushtë pjesën midis tunit dhe presës, sëpatë me qafë të gjatë. I presin degët me qafore.
8. tek. Rrip prej metali ose prej një lënde tjetër, që shtrëngohet rreth një vegle të një pajisjeje ose të një mekanizmi. Qafore metali (çeliku, gome). Qaforja e cilindrit.
9. Qafë e vogël mali a kodre.
10. Lloj këmishe me grykë të mbyllur e pa jakë.
11. Shall qafe. Qafore leshi (gëzofi).