qëruese

Nga Wiktionary

QËRUESE f.

Mjet i thjeshtë si thikë e çarë në mes, që përdoret për t'u qëruar lëkurën perimeve e pemëve ose për t'u hequr bërthamat qershive, kumbullave etj.; makinë që shërben për një punë të tillë. Qëruese patatesh (mollësh). Qëruese bërthamash. Qëruese automatike.