qëruar
QËRUAR mb.
1. Që i është hequr lëkura, cipa a lëvozhga; që është pastruar nga puplat, luspat e pjesët e tjera të sipërme të panevojshme. Arra (mollë) të qëruara. Patate të qëruara. Vezë të qëruara. Pulë e qëruar. Peshk i qëruar.
2. Që është pastruar nga përzierjet e huaja, nga papastërtitë, nga barërat e këqija etj.; i pastruar. Oriz i qëruar. Kanal i qëruar. Arë e qëruar. Hardhi e qëruar.
3. Që nuk ka puçrra, dregëza ose njolla të tjera në lëkurën e fytyrës e të trupit, i pastër. E ka fytyrën (lëkuren) të qëruar.
4. Që është pastruar nga retë, i kthjellët, i pastër. Qiell i qëruar. Kohë e qëruar.
5. bised. Që është i lirë për kalim, pa ndonjë pengesë a rrezik, i hapur. E ka rrugën të qëruar.
6. Që tingëllon i pastër, që nuk është i ngjirur ose i gërvishtur, i kthjellët (për zërin). Ka zë të qëruar.
7. fig. Që nuk ka fjalë a shprehje të huaja, të gabuara ose të rënda. Gjuhë e qëruar.
8. fig. Që është i çiltër, pa prapamendime, i pastër, i kulluar. E ka zemrën të qëruar. Me shpirt të qëruar.
9. edhe fig. Që është bërë mirë e me kujdes; që është bërë në mënyrë të ndershme e pa mashtrim. Punë e qëruar. E ka punën të qëruar.
10. Që është mbyllur, që ka marrë fund në mënyrë të qartë. Hesap i qëruar. Llogari e qëruar.
- Vezë e qëruar diçka krejt e përgatitur, e bërë gati si llokum, përshesh në pjatë.