qërohem
QËROHEM vetv.
1. vet. veta III. I hiqet lëkura, cipa ose lëvozhga. Fikut (portokallit) i qërohet lëkura lehtë.
2. Pastroj veten nga diçka që më është ngjitur. Qërohem nga ferrat.
3. Pastroj veten nga parazitët. Qëroheshin nga morrat (nga pleshtat).
4. Më hiqen puçrrat, dregëzat ose njolla të tjera nga lëkura e fytyrës dhe e trupit, pastrohem. U qërua nga puçrrat. Iu qërua koka (fytyra, lëkura). U qërua djali e u bë si pëllumb.
5. vet. veta III. Kthjellohet, pastrohet nga retë. Qielli u qërua fare. Koha u qërua.
6. vet. veta III. Më pastrohen sytë, veshët, gryka ose hunda nga diçka që i kishte zënë e i pengonte. M'u qëruan sytë. Iu qërua vështrimi ka nisur të shohë qartë. M'u qërua gryka. Iu qërua zëri ka nisur të flasë me zë të pastër, jo të ngjirur.
7. përçm. Largohem prej diku, nga më dëbojnë si të padëshirueshëm ose me dhunë. Qërohu që këtej! Qërohu mos të të shoh më! U qërua nga shtëpia. Armiqtë u qëruan nga vendi ynë.
8. Pës. e QËROJ. Patatet lahen, pastaj qërohen.