Jump to content

qëndrueshmëri

Nga Wiktionary

QËNDRUESHMËRI f.

1. fiz., tek. Vetia e një trupi për të përballuar një forcë a një ndikim që ushtrohet mbi të; qëndresë. Qëndrueshmëri e madhe (e ulët). Qëndrueshmëri mekanike (fizike, kimike). Qëndrueshmëria e metalit (e drurit, e betonit). Humb qëndrueshmërinë.

2. Vetia e natyrshme ose e fituar që ka një organizëm për të përballuar disa sëmundje ose kushte të vështira. Qëndrueshmëria e organizmit. Qëndrueshmëria e bimës ndaj sëmundjeve (ndaj të ftohtit, ndaj thatësirës). Ngre (ul) qëndrueshmërinë. Ka qëndrueshmëri të madhe.

3. Mundësia a aftësia e diçkaje për t'u ruajtur mjaft kohë pa u lëkundur ose pa ndryshuar. Qëndrueshmëria e çmimeve. Qëndrueshmëria e kohës. Qëndrueshmëria e vëmendjes.

4. Vetia e diçkaje për t'u mbajtur për një kohë të gjatë pa u prishur a pa u cenuar; të qenët i qëndrueshëm; fortësi. Qëndrueshmëria e sistemit socialist. Qëndrueshmëria e tipareve. Qëndrueshmëria e zakoneve.

5. Vetia e dikujt për të mos u përkulur përpara vështirësive, tronditjeve, fatkeqësive etj. ose për të përballuar pa u lëkundur diçka. Qëndrueshmëri morale. Qëndrueshmëri e lartë (e papërkulur). Qëndrueshmëria në luftë. Shembull qëndrueshmërie. Mungesë qëndrueshmërie.

6. elektr. Rezistencë. Qëndrueshmëri elektrike. Qëndrueshmëria e harkut (e përçuesit).