qëndrueshëm

Nga Wiktionary

QËNDRUESHËM mb.

1. Që i bën ballë një force a një veprimi të jashtëm pa u prishur a pa u dëmtuar, që mban shumë. Mur i qëndrueshëm. Urë e qëndrueshme. Ngjyrë e qëndrueshme. Lidhje e qëndrueshme. Organizëm i qëndrueshëm. Mikrob i qëndrueshëm. Bazë e qëndrueshme.

2. Që nuk ndryshon për një kohë të gjatë, që mbetet njësoj; që nuk ka lëkundje; kund. i lëkundshëm. Çmime të qëndrueshme. Kohë e qëndrueshme. Të korra të qëndrueshme. Rrymë e qëndrueshme. Të ardhura të qëndrueshme. Tog i qëndrueshëm. gjuh. togfjalësh, gjymtyrët e të cilit kanë lidhje të ngushta kuptimore dhe që përdoret e riprodhohet i gatshëm në të folur.

3. fig. Që mbahet a ruhet për një kohë të gjatë ashtu siç është, që nuk prishet a nuk ndryshohet me kalimin e kohës; i fortë. Miqësi e qëndrueshme. Politikë e qëndrueshme. Paqe e qëndrueshme. Sistem i qëndrueshëm. Qeveri e qëndrueshme. Tipare (ndjenja) të qëndrueshme.

4. Që qëndron me këmbëngulje e me vazhdimësi në rrugën që ka zgjedhur, që nuk ndryshon qëndrimet, mendimet etj.; që është veti e një njeriu të tillë. Njeri i qëndrueshëm. Me vullnet (me karakter) të qëndrueshëm. I qëndrueshëm në mendime.

5. bot. Që nuk bie nga druri ose nga shkurrja; kund. rënës. Gjethe të qëndrueshme.