Jump to content

qëmtoj

Nga Wiktionary

QËMTOJ kal.

1. Mbledh çika-çika a fije-fije, duke kërkuar aty-këtu a duke zgjedhur. Qëmtoj kallinjtë e mbetur (vilet e rrushit pas vjeljes). Qëmton kokrrat. Qëmtoj në shportë. Pulat qëmtojnë në oborr. Dhentë qëmtonin ndonjë fije bari.

2. fig. Mbledh pak nga pak e me kujdes të dhëna të hollësishme, lëndë ose copa nga burime të ndryshme për një punë të caktuar. Qëmton fakte. Qëmtoj shembuj (citate, mendime). Qëmton fjalë (shprehje të rralla) nga goja e popullit.

3. jokal. vet. veta III. Bie ngadalë dëborë e imët a shi i hollë. Qëmton dëborë. Qëmtonte një shi i imët. Filloi të qëmtonte.

  • Po e qëmton gjumi po i vjen për gjumë, po e zë gjumi dalëngadalë, po i mbyllen sytë nga gjumi.