Jump to content

qëmoti

Nga Wiktionary

QËMOTI ndajf.

1. Shumë kohë më parë, në kohërat e kaluara; një herë e një kohë, dikur. Qëmoti udhëtonin ditë të tëra me kalë. U mblodhën si qëmoti. Kënduan si qëmoti.

2. Qëkur, qyshkur. Atë e kemi harruar qëmoti.

3. si em. m. Kohërat e kaluara, koha e lashtë, vitet e largëta të dikurshme. Trimat e qëmotit. Këngët e qëmotit. Hartë e qëmotit.