qëmoçëm
Appearance
QËMOÇËM mb.
1. Që i përket një kohe të largët në të kaluarën, që ka ndodhur shumë kohë më parë, i dikurshëm, i njëhershëm, i lashtë; që është prej shumë kohësh, i vjetër. Traditat (zakonet) e qëmoçme. Luftëra të qëmoçme. Këngë e qëmoçme. Fjalë e qëmoçme. Shtëpi e qëmoçme. Orendi (veshje) të qëmoçme. Miq të qëmoçëm.
2. Që është shumë i vjetër në moshë. Plak i qëmoçëm. Rrap (ulli) i qëmoçëm.