Jump to content

puthem

Nga Wiktionary

PUTHEM vetv.

1. Puth dikë dhe ai më puth njëkohësisht. U puthën buzë më buzë. U puthën kur u takuan (kur u ndanë).

2. vet. veta III. Takohet, çiket me diçka, puqet. Deti duket sikur puthet me qiellin.

3. fig. bised. Puqem, merrem vesh me dikë, bie në ujdi. U puthën në një mendje.

  • Puthu me Milon! thjeshtligj., iron. mbaroi, mori fund, s'ke se çfarë të bësh tashti; s'e gjen më tashti atë që e ke humbur.