Jump to content

pushkatar

Nga Wiktionary

PUSHKATAR m.

1. Ai që shtie mirë me pushkë, mjeshtër për të qëlluar me pushkë. Shtëpi pushkatarësh.

2. usht. Luftëtar i armatosur me pushkë, që bën pjesë zakonisht në repartet e këmbësorisë. Pushkatarë të zgjedhur. Pushkatarët e marinës. Batalion (kompani) pushkatarësh. Grup pushkatarësh. Toga (skuadra) e pushkatarëve. Zjarri i pushkatarëve.


PUSHKATAR mb. usht.

Që është i armatosur me pushkë; që përbëhet nga luftëtarë të armatosur me pushkë; që shërben për pushkatarët. Reparte pushkatare. Batalion pushkatar. Kompani (togë, skuadër) pushkatare. Çerdhe pushkatare.