pushim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

PUSHIM m.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PUSHOJ, PUSHOHET. Pushimi i luftimeve (i zjarrit). Pushimi i dikujt nga puna. Pushim zemre. Shtëpi (qendër) pushimi. Punon pa pushim punon pa ndërprerje, punon vazhdimisht.

2. Çlodhje; koha e lirë pas pune, koha gjatë së cilës njeriu pushon; ditë e caktuar për të pushuar ose për të mos vajtur në punë; lejë për të mos vajtur në punë, në shkollë etj. për arsye shëndetësore, për ditë feste etj. Pushimi javor. Pushim i gjatë (i shkurtër). Pushimi i drekës (i mesditës). Në pushimet e lojës. Dhjetë minuta pushim. Mori (kërkoi) pushim. Bëri ca pushim. Dje kishim pushim. Duhet të bëjë pushim. Ka nevojë për pushim. E drejta e pushimit pas punës. zyrt.

3. kryes. Periudhë e caktuar kohe gjatë vitit, kur ai që është në marrëdhënie pune ka të drejtë të pushojë, leje e zakonshme; periudhë kohe në fund të vitit shkollor ose në mes të tij, kur nxënësit a studentët nuk shkojnë në shkollë dhe arsimtarët nuk bëjnë punë mësimore. Pushimi vjetor. Pushimet shkollore. Pushimet verore (dimërore). Pushime të gëzueshme (të këndshme). Pushimet e dimrit. Ditët e pushimeve. Periudha e pushimeve. Gjatë kohës së pushimeve. Ka marrë pushimet. Është me pushime. Filluan (mbaruan) pushimet. I kaloi pushimet në fshat.

4. muz. Pauzë. Pushim i plotë. Pushim katërsh.

5. bised. Qetësi; heshtje. E la në pushim. Ka gjetur pushim.

  • Shesh pushimi ndërt. shih te SHESH,~I 6.