Jump to content

puq

Nga Wiktionary

PUQ kal.

1. Afroj dikë a diçka pranë dikujt a diçkaje tjetër aq sa të takohen dhe të rrinë ngjitur; puthit. Puqi të dy gishtat. Puqi duart me të. Puqi majat e shufrave. I puqën lundrat. I puqi mirë që të mos hapen.

2. fig. Afroj e i bëj një, i pajtoj (mendimet, pikëpamjet, synimet etj.). Ata i puqën mendimet. I puqi fjalët me të.

  • Puqën shpatat

a) bënë dyluftim me shpata;

b) u zunë, u grindën keqas.


PUQ ndajf.

Ngjitur me dikë a me diçka; aq afër me dikë a me diçka sa që duket sikur janë ngjitur; fare pranë, puthitur. Puq me mua. Rrinin puq. I kemi shtëpitë puq. E vunë puq me të. E ngriti puq me murin.