Jump to content

punuar

Nga Wiktionary

PUNUAR mb.

1. Që është lëruar për t'u mbjellë. Tokë e punuar.

2. Që është punuar me dorë ose në një makinë; i përpunuar. Lëkurë të punuara. Detale të punuara.

3. Që është përpunuar mirë e me kujdes, që është i ngritur nga ana cilësore, artistike, shkencore etj. (për një vepër, një projekt etj.), i përpunuar. Vepër (vjershë) e punuar. Ka gjuhë të punuar.

4. bised. I përdorur (për veglat); i rrahur (për udhët). Pushkë e punuar. Sahat i punuar. Rrugë e punuar.