punim
PUNIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PUNOJ, PUNOHET. Punim i thellë (i cekët). Punimi i tokës. Punimi i ftohtë i metaleve. Punimi i bulmetit (i hekurit, i mëndafshit, i lëkurëve, i baltës). Punimi i brumit. Punimi i materialeve të Kongresit.
2. Puna që kryen një mekanizëm, një organ i trupit etj.; veprimtari. Punimi i makinës. Punimi i tornos. Punimi i zemrës. Vë në punim makineritë.
3. Puna që bën dikush për të prodhuar diçka, për të ndërtuar, për të krijuar etj.; puna që kryen dikush në një fushë të caktuar; lloj i caktuar pune. Punime artistike. Punime bujqësore. Punime përgatitore (mbrojtëse). Punime ndërtimi. Punime druri. Punime dheu. Tokës i bëhen disa punime. Mekanizimi i punimeve.
4. vet. Veprimtaria që kryhet gjatë një mbledhjeje, një kongresi etj. Punimet e kongresit (e plenumit). Zhvilloi punimet. Morën pjesë në punimet e konferencës.
5. Ajo që prodhon a që bën dikush gjatë procesit të punës, fryti i punës; punë, vepër; studim. Punim shkencor. Punim vjetor. Punim diplome. Punim kashte (balte). Punim në allçi (në gips). Punim me bojëra vaji. Punim me vlerë. Diskutimi i punimit. E përfundoi punimin.