Jump to content

pult

Nga Wiktionary

PULT m.

1. Tryezë e vogël dhe e pjerrët, që shërben për të vendosur mbi të një libër, partiturat etj.; katedër. Pulti i dirigjentit. Pulti i mësuesit. Vuri partiturat në pult.

2. tek. Mekanizëm i posaçëm, i pajisur me sinjale, me aparatura matëse, kontrolluese etj., që shërben kryesisht për të drejtuar punën në një fabrikë, në një sektor të caktuar etj. Pulti qendror. Pult elektrik. Pulti i drejtimit (i komandimit). Drejton nga pulti.