Jump to content

pullë

Nga Wiktionary

PULLË f.

1. Njollë e vogël, zakonisht e rrumbullakët dhe me ngjyrë të ndryshme në trupin e një kafshe, në sipërfaqen e një sendi etj.; balë. Pulla të bardha (të zeza). Kalë me pulla të bardha. Ka një pullë në ballë.

2. Njollë yndyre a prej diçkaje tjetër në një rrobë. I bëri një pullë.

3. Shenjë a njollë në vendin e vrarë, e djegur etj. në lëkurën e njeriut a të kafshëve; nishan. Pullë e kuqe. Pullat e lisë. U mbush me pulla. I dolën ca pulla të kuqe. Iu bë lëkura (trupi) pulla-pulla.

4. Kopsë. Pulla fildishi. Pullat e palltos (e xhaketës, e këmishës, e pantallonave). Mbërtheu pullat. Iu këput pulla.

5. Copë stofi, sa një kopsë e rrumbullakët, që i vihet dyshekut në shumë vende, nga lart e nga poshtë, për të mbajtur leshin a pambukun që të mos lëvizë. I qepi dyshekut pullat.

6. Arnë në një rrobë a veshje; arnë në këpucë, mballomë.

7. tek. Buton. Pulla e ziles elektrike. Pullat e fizarmonikës.

8. Koka (e gozhdës). Pulla e gozhdës.

9. Copë letre katërkëndëshe, me një figurë dhe me emrin e shtetit të shtypur në të, që shitet me një çmim të caktuar zakonisht nga zyrat postare për t'u ngjitur mbi një letër, mbi një kartolinë, mbi një dokument, mbi një pako etj. që të tregohet se pagesa për shërbimin është kryer. Pullë poste. Pullë monopoli. Seri (koleksion) pullash. Album pullash. Mbledh (mban) pulla. I vuri pullën.

  • Iu bë pullë (poste) iu ngjit, iu qep dhe nuk i ndahet, iu bë rrodhe. Iu qep (iu ngjit) si pullë poste dikujt e ndjek pas e nuk i ndahet; iu bë rrodhe. E nguli me pullë (fjalën) foli me vend, tha fjalë të goditura. Mbeti pa para e pa punë dikush shih te PARA,~JA.