Jump to content

pulith

Nga Wiktionary

PULITH I m. bot.

Bimë barishtore e egër dhe e helmët, me lule të verdha e të grumbulluara në tufë, që rritet zakonisht në toka të lëna djerr dhe që përdoret në mjekësi.


PULITH II m.

1. Thërija e morrit të pulave; morr pule. Pulat kishin zënë pulithë. Ishte sa një pulith ishte shumë i vogël.

2. Fik i bardhë e kokërrvogël, me bisht të gjatë, që piqet vonë; cingull.

3. fig. Njeri tinëzar; mistrec.