Jump to content

pulitem

Nga Wiktionary

PULITEM vetv.

1. kryes. vet. veta III. Mbyllen e hapen me shpejtësi disa herë sytë; ulen qepallat gati sa mbyllen krejt; kapulitem. Iu pulitën sytë. I puliteshin qepallat.

2. Mblidhem kruspull; zë pusi duke u tulatur, tulatem; strukem. U pulit pas një trungu.

3. vet. veta III. Zë të shuhet, nuk digjet më me forcën e mëparshme, ulet, zvogëlohet, tulatet; nuk duket mirë, zbehet. Flaka e qiririt (zjarri) u pulit. Yjet (dritat) u pulitën.