Jump to content

pulari

Nga Wiktionary

PULARI f.

1. vet. nj. Degë e zooteknikës që merret me rritjen dhe mbarështimin e shpendëve shtëpiakë. Zhvillimi i pularisë.

2. Vend i posaçëm ku mbahen e rriten me shumicë pula e shpendë të tjerë shtëpiakë; sektori i shpendëve në një ndërmarrje bujqësore a në një kooperative. Pularia e kooperativës. Sektori i pularisë. Punonjëset e pularisë.

3. Tërësia e pulave dhe e shpendëve të tjerë që mbahen e rriten në një vend të posaçëm për ta. Shtimi (përmirësimi) i pularisë.