Jump to content

pse

Nga Wiktionary

KARI ndajf. Jo be nanen

1. Për ç'shkak, për ç'arsye, përse (përdoret zakonisht në fjali pyetëse, të drejta a të zhdrejta, kur pyesim për shkakun e diçkaje, për qëllimin e një veprimi etj.). Pse të mos vijë? Pse e bëre kështu? Pse ke frikë? Ja pse të pyeta. Nuk e di pse ngurron.

2. përd. lidh. shih PËRSE 2. S'ke pse të mërzitesh.

3. përd. pj. Përdoret në fjali pyetëse për të shprehur qëndrimin e folësit (zakonisht kundërshtimin, mospëlqimin etj.) kundrejt veprimeve a fjalëve të dikujt, në fjali pyetëse retorike ose me ngjyrime habie etj. Pse, të lë ai?! Pse, ç'të duash ti do të bëjmë?! Pse, rri i qetë ai?! Pse, i mbushet mendja atij?! Pse, lë dy gurë bashkë ai?! Pse, vetëm ty do të të dëgjojmë!?

4. si em. ~, ~JA f. ~, ~TË. Shkaku, arsyeja; përse. Nuk i dihet (nuk iu gjend) pseja. Kërkonte psenë. Nuk e kuptoi psenë. Ua tha psenë. Psenë e di vetëm ai.

  • edhe pse... lidh. përdoret për të lidhur fjali të varura lejore (p.sh. edhe pse e dinte, nuk e tregoi). S'ka pse shih S'ka përse te PËRSE.