prushtë
Appearance
PRUSHTË mb. poet.
1. Që ka nxehtësi shumë të madhe, që të djeg si zjarri; që është i kuq si prush, që ka ndriçim të fortë, që shkëlqen; që duket sikur lëshon shkëndija; i zjarrtë. Diell i prushtë. Yje të prushtë. Me sy të prushtë. Me buzë të prushta.
2. fig. Që shpreh një ndjenjë të fuqishme, i fortë; i zjarrtë. Dashuri e prushtë. Urrejtje e prushtë. Vështrim i prushtë. Poezi e prushtë.