Jump to content

prozë

Nga Wiktionary

PROZË f.

Gjini e letërsisë artistike që përfshin vepra si romani, tregimi etj., të cilat nuk shkruhen në vargje, po në formë të lirë; krijimtari letrare sipas kërkesave të kësaj gjinie; tërësia e veprave të kësaj gjinie. Prozë artistike (popullore, tregimtare). Prozë poetike krijim i vogël letrar që nuk është në vargje por që nga veçoritë e shprehjes së patosit emocional, nga ritmi dhe figurat i afrohet shumë poezisë, prozë që është shkruar si poezi. Proza shqiptare. Shkruan në prozë.