Jump to content

provokator

Nga Wiktionary

PROVOKATOR m.

1. Agjent i fshehtë i policisë në vendet kapitaliste e revizioniste, që përpiqet të përçajë e të shkatërrojë organizatat revolucionare të klasës punëtore, të krijojë turbullira etj. për të zbuluar udhëheqësit, për të krijuar shkaqe për arrestime e vrasje etj. Provokatorët e grevëthyesit. U zbuluan provokatorët. Dënuan provokatorët.

2. Ai që provokon dikë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar, nxit njërin kundër tjetrit, shkakton grindje e përçarje etj., ai që bën provokacione.

3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Agjent provokator.