Jump to content

provokacion

Nga Wiktionary

PROVOKACION m.

1. Goditje e ndeshje me armë, e organizuar qëllimisht nga një vend kundër një vendi të pavarur, për të krijuar shkak për ndërhyrje të armatosur e për të sjellë trazira. Provokacion ushtarak (i armatosur). Provokacion imperialist (fashist). Provokacion i hapur. Provokacion tokësor (ajror, detar). Bëjnë (kryejnë, ndërmarrin, kurdisin) provokacione.

2. Nxitje turbullirash e përleshjesh në radhët e lëvizjes punëtore revolucionare, në grevat e demonstratat etj., që borgjezia në vendet kapitaliste e revizioniste e bën me anë të agjentëve të saj të fshehtë në radhët e punëtorëve, me qëllim që të zbulojë udhëheqësit, të ketë shkak për arrestime e vrasje të revolucionarëve etj.