provoj

Nga Wiktionary

PROVOJ kal.

1. Paraqit të dhëna për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka, për të bindur dikë etj., vërtetoj; dëshmoj, argumentoj. Provoj shkencërisht (me fakte).

2. Bëj një eksperiment a një provë për të marrë të dhëna për diçka ose për ta njohur atë. Provoj fortësinë e lëndës. Provoj në laborator.

3. Shikoj gjellën për kripë, kërkoj, ngjëroj; ha ose pi diçka për herë të parë; shijoj. Provoj gjellën. S'e kam provuar atë verë.

4. E përdor diçka për të parën herë dhe e shoh si është, si më rri, si punon etj. Provoj pushkën. Provoj xhaketën (këpucët). Provoj biçikletën (aparatin).

5. E vë dikë në provë para se t'i ngarkoj një detyrë, e vë të bëjë diçka që ta njoh mirë; sprovoj. E provoi (mikun). E provoi në vështirësi (në të keqe). Arin e provojnë në zjarr. fj. u.

6. Kontrolloj shkallën e zotërimit të njohurive të fituara nga dikush, e marr dikë në provim. Provoi nxënësit në gjuhën shqipe.

7. Vë të gjitha fuqitë për të arritur diçka; bëj përpjekje me një synim të caktuar; përpiqem; mundohem të bëj diçka. Provo të ngjitesh edhe një herë! Provoje dhe do ta bësh! Provoni ta gjeni!

8. E heq a e vuaj vetë diçka; e njoh nga përvoja ime, përjetoj. Ka provuar urinë (shtypjen dhe shfrytëzimin). E provoi mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz) diçka.

9. mat. Bëj provën, me të cilën vërtetoj se një veprim është i përpiktë. Provoj zgjidhjen e problemit.