propozim
Appearance
PROPOZIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PROPOZOJ, PROPOZOHEM. Propozimi i kandidatëve për këshilltarë popullorë.
2. Mendim që ia parashtrojmë dikujt për ta shqyrtuar e për ta miratuar, diçka që propozohet. Propozim i vlefshëm. Propozim me vend. Bëri një propozim. E pranoi (nuk e pranoi, e përkrahu, e hodhi poshtë) propozimin e tij. Vë në votë propozimin.
3. bised. Kërkesa që zakonisht një djalë i bën një vajze për t'u fejuar dhe për t'u martuar me të. I bëri propozim. E pranoi propozimin.