Jump to content

propagandë

Nga Wiktionary

PROPAGANDË f.

1. Veprimtari e gjerë që zhvillohet me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj. për të përhapur dhe për të ngulitur në masat një doktrinë a një ide të caktuar, dije të caktuara etj., për t'i bindur dhe për t'i mobilizuar ato për diçka etj. Propaganda politike (kulturore, pedagogjike, shkencore, shëndetësore, ateiste). Propagandë armiqësore (mashtruese, shpifëse, helmuese, demagogjike). Propaganda e prodhimit. Mjetet (metodat) e propagandës.

2. bised. Përpjekje për t'i mbushur mendjen dikujt me fjalë, për ta bindur për diçka, agjitacion. I bën propagandë.