projektoj
Appearance
PROJEKTOJ kal.
1. Paraqit në letër planin e një ndërtese, të një ure a të një vepre tjetër, bëj projektin e diçkaje. Projektuan një fabrikë (një ndërtesë, një urë, një pajisje). Projektuan ndërtimin e një qendre të re banimi. E projektuan specialistët tanë.
2. Shfaq në ekran me përmasa të zmadhuara një film, një figurë, një tablo etj. me aparate të posaçme. Projektoi filmin.
3. libr. Bëj mend, shestoj.