profilaksi
Appearance
PROFILAKSI f.
1. mjek., veter. Tërësia e masave paraprake që merren për t'u mbrojtur nga sëmundjet ose për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të ndryshme; parandalimi sëmundjeve; mbrojtje paraprake e shëndetit. Profilaksia veterinare. Shërbimi i profilaksisë.
2. tek. Masat paraprake që merren për të ruajtur një aparat, një mekanizëm etj. nga dëmtimet a nga prishja e parakohshme; parandalim i prishjeve a i dëmtimeve, mbrojtje a ruajtje paraprake. Profilaksia e makinerisë.