Jump to content

profesional

Nga Wiktionary

PROFESIONAL mb.

1. Që ka të bëjë me një profesion të caktuar, që lidhet me një profesion; që është veti e një njeriu në një profesion të caktuar, që është karakteristik për një profesionist. Aftësi profesionale. Njohuri profesionale. Ngritje profesionale. Ndërgjegje profesionale. Sëmundje profesionale. Kureshtje profesionale.

2. Që përgatit punëtorë të kualifikuar, teknikë e specialistë për një degë të caktuar të prodhimit e të kulturës, që jep njohuri për një profesion të caktuar. Edukim (formim) profesional. Shkollë profesionale. Arsimi profesional arsimi që merret në shkollat profesionale.