Jump to content

profesion

Nga Wiktionary

PROFESION m.

Veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë të prodhimit, të kulturës etj., e cila kërkon një shkallë të caktuar dijesh e shprehjesh, përgatitje dhe përvojë; puna a mjeshtëria me të cilën njeriu merret përditë për të siguruar jetesën e për t'i dhënë shoqërisë; zanat. Profesioni i bujkut (i mësuesit, i mjekut). Punonjës të profesioneve të ndryshme. E zotëron (e njeh mirë) profesionin. Mëtoi (fitoi) një profesion. E duan profesionin e vet.