prodhoj
Appearance
PRODHOJ kal.
1. Nxjerr a përpunoj një lëndë të parë a një material dhe jap diçka të gatshme për t'u përdorur; nxjerr një prodhim me punë (në industri, në bujqësi etj.). Prodhojmë çelik në kombinatin tonë. Tani e prodhojmë me forcat tona (vetë). Të prodhojmë më shumë, më mirë, më lirë! Prodhon naftë (bakër, hekur, krom, çelik, plehra kimike, agrume.. . ).
2. vet. veta III. Jep një prodhim të caktuar; bën fryte; pjell; bën. Tokë që prodhon shumë. Lopa prodhon qumësht. Kjo fabrikë prodhon cigare. Pemët prodhuan shumë këtë vit.
3. Krijoj një vepër artistike a shkencore, bëj. Shkrimtarët (piktorët, skulptorët) tanë kanë prodhuar shumë vepra të mira.