Jump to content

prodhimtari

Nga Wiktionary

PRODHIMTARI f.

1. Të qenët prodhues, prodhueshmëri. Prodhimtaria e tokës.

2. Aftësia për të dhënë një sasi të caktuar prodhimi në një njësi kohe; sasia e prodhimit që jep një punonjës, një makinë, një sipërfaqe e caktuar toke etj. në krahasim me një njësi që merret si masë, prodhueshmëri; rendiment; pjellori. Prodhimtari e lartë (mesatare, e ulët). Prodhimtaria e lopëve (e bagëtisë). Prodhimtaria e vreshtit (e grurit, e pyjeve). Prodhimtaria e qumështit për çdo lopë (e vezëve për çdo pulë). Prodhimtaria e një shkrimtari. Racë (lloj, farëra) me prodhimtari të lartë. Rritja e prodhimtarisë.