Jump to content

procedurë

Nga Wiktionary

PROCEDURË f. libr.

1. Mënyrë veprimi, rruga që ndiqet për të kryer diçka; ecuri. Procedurë demokratike (e rregullt). Procedurë burokratike. Procedurë e votimit.

2. drejt. Tërësia e rregullave dhe e normave juridike që janë caktuar nga një shtet për hetimin dhe gjykimin e çështjeve civile e penale. Kodi i procedurës civile (penale).