Jump to content

pro

Nga Wiktionary

PRO libr.

I. ndajf.

Në anën e dikujt a të diçkaje, në të mirë të dikujt, për ... ; kund. kundër. Votoi pro. Jam pro.

II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon njeriun ose veprimin, me të cilin pajtohet dikush ose nga i cili ai anon; kund. kundër. E gjithë bota përparimtare është pro nesh. Ai ishte pro zgjedhjes së tij.


PRO- fjalëform. libr.

Përdoret si parashtesë për të formuar emra dhe mbiemra me kuptimin «përkrahës i dikujt, që merr anën e dikujt a të diçkaje, që vepron në të mirë të dikujt a të diçkaje» (proamerikane, proangleze, prosovjetike, profashiste etj.).