Jump to content

prizëm

Nga Wiktionary

PRIZËM m.

1. gjeom. Trup gjeometrik shumëfaqësh me dy baza të barabarta e paralele dhe me faqe anësore katërkëndëshe. Prizëm i drejtë prizëm që i ka brinjët anësore pingule me bazat. Prizëm i pjerrët prizëm që i ka brinjët anësore pjerrtas mbi bazat. Prizëm trekëndor (pesëkëndor) prizëm që i ka bazat trekëndëshe (pesëkëndëshe). Prizëm i rregullt prizëm që i ka bazat si shumëkëndësh të rregullt. Baza e prizmit. Lartësia e prizmit. Vëllimi i prizmit. Në trajtën e prizmit.

2. Send prej xhami a prej kristali që ka trajtën e një trupi të tillë dhe që i zbërthen rrezet e dritës së bardhë në ngjyra të ylberit (zakonisht në një aparat optik).

3. fig. libr. Këndi i vështrimit të diçkaje. Duke e parë nën prizmin e ...