Jump to content

pritë

Nga Wiktionary

PRITË I f.

1. Ledh prej dheu, prej guri, prej betoni etj. që ngrihet në vende të pjerrëta, në shtratin e një lumi, të një përroi etj. për të ndaluar vërshimin e ujit ose për të mbrojtur tokën nga gërryerja; cfrat, pendë. Pritë malore. Pritë dheu (betoni). Pritë me gurë (me mur, prej zhavorri). Pritat e lumit. Ndërtoi (ngriti) një pritë.

2. Vendi ku ndahet uji nga vija kryesore nëpër hulli të arës, presë. Pritat e orës.

3. spec. Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje. Pritë ere. Prita e avujve.

4. fig. Punë ë vështirë, vështirësi; pengesë që duhet kaluar. Pritë e vështirë. E kaloi priten. I vuri pritë diçkaje e pengoi diçka.


PRITË II f.

1. Vend i fshehtë ku dikush rri në pritje a në përgjim për të sulmuar në befasi dikë; pusi. I zuri (i bëri, i ngriti, i vuri) pritën. I doli (i rrinte) në pritë. E futën në pritë. Ra në pritë.

2. përmb. Grupi i njerëzve që përgjojnë në një vend të fshehtë për të sulmuar dikë në befasi. Prita partizane.