Jump to content

primitiv

Nga Wiktionary

PRIMITIV mb.

1. Që ka të bëjë me kohët e lashta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, i kohëve shumë të lashta; që pasqyron zhvillimin ekonomiko-shoqëror e kulturor të kohëve të para të njerëzimit; parak. Njeriu primitiv. Shoqëria primitive. Bashkësia (komuna) primitive rendi i parë ekonomiko-shoqëror.

2. Që është zhvilluar shumë pak, i pazhvilluar; që jeton a mendon si në kohët e para të krijimit të shoqërisë njerëzore; që pasqyron një zhvillim të ulët shoqëror e kulturor, i prapambetur; i egër; parak. Njeri primitiv. Jetë primitive. Zakone (doke) primitive.

3. Që është si në fillimin e vet, që është i paprekur, që s'ka vënë dorë njeriu në të; i virgjër. Natyrë primitive. Pyje primitive.

4. I punuar në mënyrë të trashë e pa mjeshtëri; që është shumë i thjeshtë; i vjetruar, që i ka kaluar koha. Armë primitive. Mulli primitiv. Vegël primitive. Koshere primitive. Teknikë primitive.