Jump to content

prijës

Nga Wiktionary

PRIJËS m.

1. shih UDHËRRËFYES, ~I 1. Prijësi i grupit. Ecnin pas prijësit.

2. lart. Ai që drejton nga ana ideologjike e politike një popull, një parti, një klasë ose një lëvizje shoqërore, udhëheqës. Prijës i dashur (i urtë, i shquar). Prijës i masave (i popullit). Prijës i revolucionit. Prijës i lëvizjes punëtore.

3. Ai që është në krye të një ushtrie; i pari i një fisi; udhëheqës. Prijës ushtarak. Prijësit e fiseve.