prijë
Appearance
PRIJË I f.
1. Vijë e thellë që kalon përmes arës për të kulluar a për të mbledhur ujërat; hulli që bihet në arë me plug për ujitje, presë; rrëke e vogël, rrëpirë. I bënë prijat arës.
2. Pjesë toke që gjendet midis dy hullive, kurrizi i hullisë; lehe, vulla. Prijë me qepë. Mbolli dy prija.
3. Radhë a varg pemësh në fund të një are etj. Prijë hardhish (mollësh).
PRIJË II f.
Udhëheqje. Nën prijën e tij.